Të gjithë duhet të përdorim ushqimet që ndihmojnë për një shëndet sa më të mirë të zemrës. Por, cilat janë ato?
Vajit të ullirit, arrët, lajthit, bajamet dhe frutat e tjera të thata janë disa nga ushqimet mbrojtëse për shëndetin e zemrës.
Sipas një studimi të kryer nga doktorët britanikë Dr. Aseem Malhotra, Dr Andrew Apps dhe Prof. Simon Capwell, docentë të epidemologjisë klinike, në një shkrim të tyre të botuar në gazetën britanike “Prescriber”, theksojnë se këto janë produkte ushqimore që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve t zemrës.
Doktorët theksojnë se konsumi i përditshëm i vajit të ullirit dhe frutave të thata redukton rrezikun e goditjeve në zemër, kjo në sajë të përmbajtjes së tyre të yndyrave të mira, të cilat luftojnë yndyrat e dëmshme në organizëm.
Gjithashtu ata këshillojnë që trinomi ideal për një zemër të shëndetshme është fruta të thata, vaj ulliri dhe një kokërr mollë në ditë, duke bërë që ne të qëndrojmë sa më larg ilaçeve.