Rruga e Kosovës drejt krijimit të ushtrisë ka kaluar nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë bashkëpunimi me ushtrinë amerikane për forcimin e FSK-së vazhdon në mënyrë aktive, derisa aspiratat janë që Kosova të bëhet pjesë edhe e NATO-së.
Për këtë bashkëpunim në mes të ushtrisë amerikane dhe ushtrisë së Kosovës ka shkruar edhe Garda Kombëtare e Iowas në faqen zyrtare në twitter.
Garda e Iowas shkruan se janë jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin shtetëror me Republikën e Kosovës.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin tonë shtetëror me Kosovën”, kanë shkruar në faqen e tyre zyrtare.