Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka insistuar se nuk do të dorëhiqet, pavarësisht humbjes 3:0 në Olimpico nga Fiorentina që e eliminoi skuadrën e tij nga Europa League.
“Kjo ishte një humbje e papritur”, deklaroi ai për mediat italiane.
“Fiorentina meriton urime për kualifikimin. Tani na duhet të shpëtojmë sezonin me pozitën e dytë në Serie A. Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, do të jetë e pranueshme”, shtoi ai.
“Kanë mbetur edhe 11 ndeshje në Serie A. Nuk do të dorëzohem për asnjë sekondë, sepse duhet ta ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara”, përfundoi ai.