Fabio Kapelo është i qartë në garën për titull të Italisë. Pavarësisht se aktualisht janë shumë
skuadra që rivalizojnë për kreun, me një diferencë të ngushtë pikësh, trajneri e zvogëlon ndjeshëm listën e pretendentëve. Ai beson se është Juventusi dhe Interi gara reale për t’u shpallur kampion në Serinë A, duke analizuar edhe arsyet për secilin klub.“Unë mendoj se Juventusi është favoriti kryesor për të fituar titullin.Kanë arritur që në një kohë të shkurtër të motivojnë dhe përshtatin
blerjet e realizuara në verë. Edhe pse kryen ndryshime të mëdha, urikthyen fuqishëm në renditje. I shikoj si të parët në listë, mbifavoritet për të ngritur trofeun në fund të edicionit. Por, kanë
gjithashtu një rival të fortë. Bëhet fjalë për Interin. Duke qenë se nukmarrin pjesë në kompeticione europiane, janë më të freskët dhekanë më tepër kohë në dispozicion për kampionatin. Mançini ështënjë trajner me eksperiencë dhe di sesi ta përshtatë ekipin. Ka nëdispozicion një grup interesant, i cili ka nevojë për kohë, por është iaftë të triumfojë”, deklaroi Kapelo. Aktualisht ai është pa ekip, pornuk ka ndër mend që të rikthehet në Itali.“Kam marrë disa oferta, por s’kam vendosur akoma. Dua të jem i
qetë dhe i qartë në ekipin e radhës që do të marr. Gjithsesi, në Itali
nuk kthehem”