Mbrojtësi i skuadrës së Chelseas, John Terry ka insistuar duke thënë se gara për titull ende është e hapur.
Kanë mbetur vetëm tetë ndeshje deri në fund të sezonit, teksa Chelsea gjendet në vendin e parë në tabelë, në anën tjetër Terry ka thënë se gara për titull është shumë e vështirë. “Kundër Stoke ishte një ndeshje shumë e vështirë. Të gjithë në ekip ishin në dijeni se do të jetë jashtëzakonisht vështirë. “Ndeshjet e radhës janë shumë decizive për titull. Asgjë nuk ka mbaruar gara për titull do të mbetet e hapur deri në ndeshjen e fundit të sezonit”, ka përfunduar ai./veqsport.com/