Konsiderohet si kafsha më e shpejtë në botë, dhe për ta dëshmuar këtë është futur në një garë me një formulë elektrike në shkretëtirën e Afrikës.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin çitën duke udhëhequr në garë për disa momente, ku për vetëm tre sekonda arrin shpejtësinë prej 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Por në gjysmë të pistës, ajo u mund nga formula elektrike e cila mund të lëviz me shpejtësinë maksimale prej 225 kilometra në orë.
Kjo garë është realizuar me qëllim që të sensibilizohet opinioni për ndikimin e ndryshimeve klimatike, dhe speciet si kjo që janë në rrezik nga zhdukja.
Gara është aranzhuar nga stafi i Formula E, e cila është mbajtur në Ëestern Cape në Afrikë, ndërsa shoferi i formulës Jean-Eric Vergne që së fundmi fitoi në Motreal E-Prix, garoi kundër çitës.
Çita mund të arrij shpejtësinë maksimale prej 112 kilometra në orë, dhe për këtë fakt mban epitetin e kafshës më të shpejtë në botë. /Telegrafi/