Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se çka mund të debatohet me ata që nuke njohin shtetin e Kosoëvs dhe simbolet e shtetit tonë, duke iu referuar në këtë rast Vetëvendosjes.
Ajo këto komente i ka bërë në emisionin Interaktiv të KTV-së, ku ishte e ftuar së bashku me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj dhe atë të VV-së, Ismajl Kurteshi.
“Të gjithë deputetët në Kuvend jemi të barabartë. Ju sot nuk e keni lejuar fjalën e lirë dhe për çfarë demokracie flisni”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi ka thënë se Kosova në vazhdimësi po humb nga negociatat me Serbinë.
“Kosova çdo ditë e më shumë po e humb sovranitetin”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Pal Lekaj ka thënë se kjo qeverisje vetëm sa po i bën dëme Kosovës.
Ai ka thënë se PDK nuk e ka shumicën dhe nuk e ka fituar këtë shumicë. “Blloku e kishte shumicën, mirëpo u pa se ju i keni kapur institucionet, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, dhe jemi këtu ku jemi”, ka thënë Lekaj, transmeton Gazeta Blic.