“Ganja” e PDK-së: Vetëvendosje po punon në dëm të popullit

E publikuar: 05/05/2025 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka adresuar kritika në drejtim të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke thënë se është shembulli më i keq i politikanes.

Ajo tha se i vije keq që Albulena Haxhiu s’ka mësuar asgjë në politikë.

“Kurti po e përdor Haxhiun si me rastin e gazit lotsjellës. Albulena Haxhiu, po jep shembullin më të keq të politikanes dhe gruas shqiptare”.

“Vetëvendosje duke përdorur Haxhiun po punon në dëm të popullit”, tha Musliu.