Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, edhe njëherë ka konfirmuar votën e saj kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Ganja ka thënë se qëndrimi i saj është i prerë dhe se nuk do të ndërrojë sa i përket kësaj çështjeje. Ajo këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum.
Sipas saj, kjo gjykatë është e dëmshme për vendin.
Në një debat me tone të larta ajo ka theksuar kundër kësaj Gjykate, sepse është e dëmshme për vendin.
Gana ka treguar edhe pse nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së.