Ganisë nuk i bëhet vonë për “Vëllaun e Madh”, menjëherë pas spektaklit thyen rregullat

E publikuar: 16/12/2023 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gani Gërmia, së fundmi ka thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke mos marrë seriozisht dënimet e vëllait të madh.

Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes, Ganiut, Bucit dhe Besit, iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit për një periudhë tri ditore dhe u vendos që ata të lidheshin me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe si masë ndëshkimore.

Ky vendim erdhi pasi të njëjtit një natë më parë nga përdorimi i tepërt i alkoolit kishin devijuar, ku të njëjtit shanë me nënë dy nga banorët e tjerë të këtij formati.

Ky vendim, vetëm pak orë pas spektaklit u thye nga njëri banorë i dënuar, e që është Ganiu. I njëjti u kap nga njëra prej disa kamerave duke konsumuar përsëri alkool.