Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mbështetje për kandidatin për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Terrnava, dhe kandidaten për Asamblenë Komunale, Anisa Grajqevci.
Musliu tha se Terrnava vjen me një vizion të qartë për zhvillim dhe qeverisje të ndershme, ndërsa Anisa Grajqevci u prezantua si një zë i ri dhe i përkushtuar për interesin e qytetarëve.

“Ata janë pjesë e ndryshimit që po vjen,” theksoi Musliu, duke shtuar se e ardhmja ndërtohet me njerëz që veprojnë dhe marrin përgjegjësi.
Postimi i Plotë
Rrahim Terrnava vjen me një vizion të qartë për zhvillim, ndershmëri dhe qeverisje më afër qytetarit.
Ai nuk premton fjalë boshe, por punë konkrete, vendime të drejta dhe ndryshim të vërtetë për Fushë Kosovën.
Së bashku me kryetarin e ardhshëm, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në prezantimin e kandidates për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës, Anisa Grajqevci, një zë i ri, i fuqishëm dhe i përkushtuar për interesin e qytetarëve.
E ardhmja ndërtohet me njerëz që nuk qëndrojnë mënjanë, por veprojnë.
Rrahim Terrnava dhe Anisa Grajqevci janë pjesë e këtij ndryshimi që po vjen.
#pdk191 #32 #AnisaGrajqevci #fushëkosovë

















