Gani Geci: Faleminderit Hoxhë që u deklarove vetë

E publikuar: 02/03/2016 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- deputeti Gani Geci ka akuzuar publikisht burrin e Shkurte Fejzës për haraç duke thënë se për këtë është deshmitar edhe vëllai i Hoxhës së Drenasit, pa përmendur emra fare, i cili ishte paguar nga 1500 DM në muaj për roje të shtëpisë transmeton Botapress

Edhe pse Gani Geci nuk kishte përmendur emër të ndonjë Hoxhe, ai i cili u deklarua vetë ishte Hoxhë Osman Musliu duke mohuar këto deklarata të Gecit dhe duke e quajtur gënjeshtar.
Ish- deputeti Geci ka reaguar menjëherë në rrjetin social facebook duke e falenderuar Hoxhën që u deklarua vetë, shkruan Botapress.

Ky është shkrimi i plotë i Gecit:

“Une Hoxhes Osman Musliut te Likovcit nuk ja kam permede emrin fare.

Falenderoj Hoxhen Mulla Osmanin qe ështe lajmruar per me tregua qe vllau i tij ka qen ai . Nuk kam nevoj me than asgje tjeter se Hoxha ka tregua vet

Me vetlajmrim e vet e pranon te verrteten edhe e ka demantua shkrimin e vetë” /Botapress/