Nuk ka vend për qetësi te Milani. Pas humbjes me Udinezen, te Milani ka lindur një situatë e re. Adriano Gallianut thuhet se po i shkon aq shumë nerva Inzaghi, sa që nuk ka mundur të udhëtoi në një bus me të.
Ai thuhet se ka ndaluar në rrugë duke vazhduar rrugëm me një veturë zyrtare. Në autobusin e skuadrës thuhet se ka patur polemika edhe mes Inzaghit e futbollistëve.
Madje njëri nga futbollistët thuhet se i ka thënë Inzaghit se është i padenjë për këtë punë dhe se duhet të jap dorëheqje.
Edhe Galliani thuhet se ka folur me ton të lartë dhe se më nuk e ka vazhduar rrugën me skuadrën duke i quajtur të gjithë turpërues./Indeksonline/