Galliani ka arritur marrëveshjen me Genoan-n për shitjen e Cerci-t, por grupi që zotëron Atletico Madrid dhe një pjesë të kartonin të sulmuesit, ka dalë kundër operacionit. Një bllokim ky që komplikon lëvizjet e milanezëve në merkato sepse nëse nuk largohet asnjeri nuk do të ketë asnjë blerje.
Me pak fjalë Milan-i është në të njëjtën situatë me Real Madrid. I bllokuar nga Cerci, Nocerino (ka oferta, por nuk po vendos akoma), El Shaarawy dhe Luiz Adriano.
Braziliani, i cili është shitur te kinezët e Jiangsu për 15 milionë euro, aktualisht ka “ngecur” në Londër në pritje të vizës. Ideja e kuqezinjve është që të kursejnë te rrogat e El Shaarawy-it dh Cerci-t dhe ndoshta tek ato të dikujt tjetër për të investuar në merkato.
Milan beson se paratë për shitjen e Adriano-s janë të sigurta dhe kjo shumë do t’i shtohej thesarit të lartpërmendur për të bërë një blerje të re.