Tabletët janë një treg i vdekur sot por Samsung ende ka shpresë dhe vazhdon të sjellë modele të reja.
Tableti i ardhshëm i kompanisë me shumë gjasa do të quhet Galaxy Tab Active 2, dhe pavarësisht se nuk është një përbindësh harduerik, përmban disa veçori interesante sidomos kur e përdorni në ambiente të jashtme.
Galaxy Tab Active 2 me emrin e koduar SM-T390 i dedikohet konsumatorëve korporativë. Në pjesën e jashtme është identik me gjeneratën e parë të Galaxy Tab Active por me një dizajn ndryshe të butonit home.
Hardueri i tabletit pritet të jetë:
- Ekrani: 8 inç 1280×800 TFT
- Procesori: Exynos 7880 Octa me frkuencë 1.6 Ghz
- RAM: 3GB
- Memorie: 16GB + microSD
- Kamera: E pasme 8 megapiksel, frontale 5 megapiksel
- Bateria: 4,450 mAh
- Sistemi operativ: Android 7.1 Nougat
Ekrani ka një shkëlqim maksimal prej 480 nit. Telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë IP68, ka një laps S-Pen, portë USB-C 2.0, WLAN me dy banda 802.11ac, NFC, Bluetooth 4.2 dhe GPS.
Në butonin Home fshihet një skaner i shenjave të gishtërinjve. Tableti ka një dritë njoftimesh LED, një sensor gjeomagnetik, dhe një xhiroskop. Do të ofrohet në dy variante me Wi-Fi dhe LTE dhe çmimi 500 dhe 600 Eurosh respektivisht. /PCWorld Albanian