Flagshipët e ardhshëm të Samsung do të vinë me Wi-Fi të gjeneratës së re Wi-Fi 6 (802.11ax). Tre modelet Galaxy S10, përfshirë s10+ dhe një model buxhetor S10E do të sjellin standardin e ri.
Telefonët prezantohet më 20 Shkurt dhe do të jenë ndër të parët me Wi-Fi 6. Ato do të përdorin procesorin Snapdragon 855 të cilit me shumë gjasa do ta shikoni edhe në flagshipët e tjerë Android.
Megjithatë shumë prej nesh ende nuk kanë router wireless Wi-Fi 6 mbase dhe për ca kohë dhe të paktë janë ata që përfitojnë nga avantazhet e Galaxy S10.
Wi-Fi 6 sjell internet më të shpejtë wireless dhe të ulë konsumin e baterisë. /PCWorld Albanian