Mbase këtë nuk e prisnin të gjithë por Samsung prezantoi sot jo një por dy telefonë 5G.
Edhe pse gjenerata e re e rrjeteve është ende larg realitetit për shumë njerëz, Samsung ka vendosur të flasë për inovacionin e telefonëve të tyre duke hedhur detaje si 5G-ja.
Telefoni 5G është ajo çfarë adhuruesi më i çmendur i modeleve Galaxy do të dëshironte të kishte pavarësisht kostos.
Kompania nuk dha çmimin e telefonit duke na lënë të kuptojmë se nuk është për këdo. Duke pasur në konsideratë faktin se S10+ fillon nga 1,000 dollarë, varianti 5G nuk ka për të qenë aspak i lirë.
Ai ka ekran edhe më të madh, 6.7-inç krahasuar me 6.3-inç që ka Galaxy S10 Plus. Duket më tepër një shfaqje me një logo masive 5G në pjesën e pasme sesa produkt që ka për tu blerë në masë.
Ky ekran masiv së bashku me 5G do të jenë një torturë e vërtetë për baterinë. Për këtë Samsung ka zgjedhur 4,500 mAh.
Samsung Galaxy S10 5G debuton në tre mujorin e dytë të vitit në SHBA për operatorin Verizon dhe më pas do të mbërrijë edhe tek operatorët e tjerë në SHBA dhe Evropë kur rrjetet e tyre 5G të jenë gati. /PCWorld Albanian