Galaxy Note 10 vjen me dizajnin surprizë

E publikuar: 01/05/2019 06:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung Galaxy Note 10 është një përditësim i madh i cili do të sjellë teknologjisë e gjeneratës tjetër krahasuar me Galaxy S10. Megjithatë pritet të jetë pothuajse identik në stil dhe dizajn me S10-ën, të paktën deri tani.

Insajderi popullor i Samsung Ice Universe zbuloi se Galaxy S10 do të jetë plotësisht simetrik. Linja Galaxy S10 njihet për dizajnin asimetrik “punch-hole.” Me Galaxy Note 10 Samsung ose do të zhvendosë kamerën frontale në mesin e ekranit ose ta ta heqë plotësisht “punch-hole” në favor të teknologjisë së re Infinity të ekranit.

Kështu linja e re Note do të ketë një avantazh krahasuar me Galaxy S10. Ice Universe thotë se Galaxy Note 10 Pro 4G do të ketë të njëjtën bateri prej 4,500 mAh të modelit Galaxy S10 5G.

Si rezultat lihet hapësirë për një bateri akoma edhe më të madhe për modelin e konfirmuar 5G të Galaxy Note 10. Gjithashtu ai thotë se Note 10 Pro do të ketë karikues 25-vat, dukshëm më të shpejtë ses 18-vat në S10.

Informacioni i baterisë është konfirmuar edhe nga Instituti Korean i Teknologjisë Industriale e cila certifikon komponentë të ngjashëm. Note 10 Pro do të zgjerohet për herë të parë këtë vit me një model Note 10e. /PCWorld Albanian