Galaxy Fold vs Mate X: Si krahasohen ekranet me palosje të Samsung dhe Huawei

E publikuar: 26/02/2019 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefoni me ekran me palosje i Samsung, Galaxy Fold, më në fund ka konkurrencë. Huawei prezantoi telefonin e tij me ekran me palosje në MWC 2019 në Barcelonë, Mate X.

Të dy telefonët ku hapen shndërrohen në një tablet dhe kanë teknologjinë 5G. Çmimet e kripura i bëjnë të paarritshëm për shumë prej nesh ndërsa ngjashmëritë shkojnë përtej kostos.

Galaxy Fold ka një ekran të vogël në pjesën e jashtme dhe ekran të madh në pjesën e brendshme ndërsa Mate X ka një ekran të vetëm. Telefoni i Samsung ka gjashtë kamera dhe vjen me 4G dhe 5G. Mate X ka katër kamera dhe 5G në bord.

I palosur Galaxy Fold nuk është i rrafshët ndërsa Mate X po falë një boshti të sofistikuar.

Samsung Galaxy Fold

Ekrani me palosje

A paloset nga brenda apo nga jashtë? Galaxy Fold merr formën e një libri falë ekranit të madh në brendësi. Një prej kapakëve ka edhe ekrani mbi të i cili e bën tabletin të shërbejë edhe si një smartfon.

Huawei ka zgjedhur një qasje të kundërt. Ekrani paloset nga jashtë dhe korniza e majtë zihet nga ekrani. Avantazhi në këtë mes është sepse ke një ekran që sillet si tre të tillë në varësi të mënyrës sesi mbani telefonin.

Ekrani i Galaxy Fold

  • 6-inç i jashtëm
  • 3-inç i brendshëm

Ekrani i Mate X

  • 8-inç OLED
  • 6-inç i përparmë
  • 38-inç i pasëm

“Notch” apo krah anësor

Galaxy Fold ka një “notch” në një madhësi të konsiderueshme në ekranin 7.3-inç. Kjo hapësirë përmban dy kamera dhe sensorët që ka një telefon apo tablet normal. Ekrani 8-inç i Mate X nuk ka “notch” por ka një rrip në pjesën e pasme ku rreshtohen kamerat.

Ky rrip është i ngritur në mënyrë që të ndihmojë në mbajtjen e tabletit por edhe stabilizuar atë kur është i hapur.

Por qëndrueshmëria e ekranit? Teknologjia e xhamave nuk ka arritur në pikën ku mund të palosen plotësisht dhe të mos thyhet. Për këtë Huawei ka përdorur polimer mbi panelin e ekranit.

Kamerat

Samsung ka vendosur plot gjashtë kamera në Galaxy Fold, tre në pjesën e pasme, tre në pjesën frontale dhe një në kapakun ku gjendet ekrani i dytë. Ky konfigurim është paksa konfuz sepse sa herë që realizoni një foto duhet të dini cilën kamër të zgjidhni.

Por si krahasohet me kamera e Mate X? Në pamje të parë duket sikur janë vetëm tre por CEO i Huawei Richard Yu tha se janë katër.

4G ose 5G

Huawei Mate X vjen me një konfigurim: 5G. Në fakt Huawei thotë se është telefoni me ekran me palosje më i shpejtë botë. Samsung nga ana tjetër ka vendosur 4G dhe 5G.

Çmimi dhe disponueshmëria

Telefonët me ekran me palosje me kosto të përballueshme janë ende larg por kompani si TCL kanë filluar të punojnë në këtë drejtim. Ju duhet të ndani më vete të paktën 2,000 dollarë për një Galaxy Fold ose Mate X.

  • Galaxy Fold: 1,980 dollarë, del në shitje më 26 Prill
  • Mate X: 2,300 euro, del në shitje në Qershor ose Korrik /PCWorld Albanian