Përveç porosive që tha atje, vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Japoni, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për “gafat” që ai ka bërë atje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, përveçse nuk u përkul para perandorit Akihito, Trump e “harroi” edhe bashkëshorten e tij në veturë.
Ndonëse përkulja është një shenjë e respektit në Japoni, presidentët e SHBA-ve në takimet zyrtare prandaj ballafaqohen me kritika për ta bërë këtë gjë në mënyrë më të dallueshme.
Megjithatë, në vitin 1994, Bill Clinton u përkul në vizitën e perandorit japonez në Shtëpinë e Bardhë.
Shembulli i tij është ndjekur dhe Barack Obama i cili gjatë vizitës së tij në Japoni në vitin 2009, u përkul para perandorit, por ai në të njëjtën kohë edhe mbajti dorën e tij.
Gjithashtu, në pah është vënë edhe momenti kur Trump “harron” edhe një herë gruan e tij Melania, derisa doli nga vetura. /Telegrafi/