Gafa e FIFA-s: Zbulon se Messi do të fitojë “Topin e Artë” (Foto)

E publikuar: 06/01/2016 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gafë e pabesueshme e FIFA-s, që zbulon fituesin e “Topit të Artë 2015″, përpara zhvillimit të ceremonisë zyrtare, të hënën e ardhshme në Zyrih.

Për pak minuta, në faqen zyrtare të konfederatës botërore të futbollit u shfaq lajmi se Lionel Messi është fitues i trofeut prestigjoz për meshkuj, ndërsa Celia Sasic fiton çmimin për femra.

Pakujdesia nuk kaloi pa u vënë re, me lajmin që bëri xhiron e botës. Nëse gjithçka konfirmohet, kjo do të jetë hera e pestë që Messi triumfon në garën për lojtarin më të mirë në botë.

Një sukses që do të ndërpresë dominimin e Cristiano Ronaldos, fitues të dy edicioneve të fundit. Sulmuesi argjentinas do të bëhej futbollisti i vetëm që e ka fituar pesë herë trofeun e Topit të Artë.

Ende nuk është e qartë si do të pritet kjo gafë e FIFA-s nga dy finalistët e tjerë, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. E sigurt është që në vitin 2012, kur triumfi i Messit ishte i sigurt, portugezi i Realit të Madridit vendosi të mos paraqitej në mbrëmjen gala, me justifikimin e impenjimit në ndeshjen e kupës ndaj Malagas.

messssssiiiii-topi-i-arte-fifa-gafe-658x493