E njohur tashmë dhe për publikun shqiptar, Gaby numëron disa romanca të bëra publike
Pasi i dha fund lidhjes së kohëve të fundit me një prej aktorëve latin, ajo nuk ka nguruar të rigjejë dashurinë sërish.
Gaby, nëna e dy fëmijëve është parë krah një djaloshi misterioz. Pas disa kërkimesh, mediat latine kanë mundur të vërtetojnë se kush është personi që i rrëmbeu zemrën supersexyt latin.
Thuhet se aktorja është duke dalë me një prej modelëve dhe prezantuesve portorikan Jaime Mayol duke thyer ‘rregullin’ që ka ndjekur për vite me rradhë.
Ajo që është e veçantë në lidhjet e saj është fakti se të gjithë partnerët e saj janë aktorë dhe numërohen 7 romanca të bëra publike.
Nga martesa e saj me aktorin Cristobal Lander ka ardhur në jetë vajza Oriana. Ndërsa nga lidhja me aktorin dhe këngëtarin Jancarlo Canela ajo ka një djalë.
/Gazeta Express/




















