Shkelqim Ajdini
Fillimisht me duhet ta sqaroj pse e futna ne thonjza emertimin myfti. Kjo, per arsye se, termi myfti eshte shume me kuptimplote se sa funksioni qe kryen Naim Ternava. Ai mund te jete kryetar i Bashkesise Islame, por jo edhe myfti. E marre te drejten te them qe z.Ternava nuk i permbush as kushtet elementare per te qene myfti, e most e flasim edhe per mungesen e shkollimit adekuat. Them nuk permbush kushtet elementare sepse z.Ternava nuk eshte njohes i mire as i rregullave te leximit te Kur’anit apo shkences se Texhvidit. Per kete jam i sigurt dhe e sfidoj publikisht.
Nje gabim qe e ka percjellur “myftiun” kohe pas kohe gjate karrieres se tij gadafiste ne krye te BIK-ut eshte gabimi i tij ne pozicionime. Realisht, BIK sin je institucion zyrtar fetar i komunitetit me te madh ne Kosove duhet te kete pozicion te qarte dhe Sovran, por ne mungese te kesaj, “myftiut” iu “detyrua” te kerkoj pozicionime. E ne pamundesi per te krijuar nje identitet stabil, keto pozicionime po i kushtojne “myftiut” dhe rrjedhimisht edhe institucionit te BIK-ut . Ne fillim BIK nuk e kishte problem te bashkepunonte me shoqata nga vende arabe, deri ne bashkepunime ne ndertime te xhamive dhe ne botimet e ribotimet e librave te ndryshme pa kurrfare kontrolle. “Myftiu” nuk e kishte problem te hapte dyert e BIK per imamet qe ishin ne kundershtim me parimet e shkolles hanefite, qe theksohet ne Kushtetuten e BIK-ut. Imame, te cilet filluan punen e tyre me luftimin e traditave fetare ne Kosove por qe kane nderlidhshmeri te madhe me aspektin kombetar.
“Myftiu” ishte ai qe bente problamatik ceshtjen e “ vehabizmit” e pastaj iu kthehej medieve te ndryshme duke i sulmuar se po shpikin terme qe nuk kane vend ne Kosove. Ndersa vet “myftiu” ishte ai qe “shpiku” termin vehabi ne Kosove. Secili mund te hyje ne Youtube dhe sheh lajme qe Myftiu here thote se Kosova eshte ne rrezik nga “vehabistet”, here thote se nuk ka dick ate tille. Mungese pozicionimi pra.
Fare ne fund, duke pare se po i humb rruga ne oborr, z.Ternava ka filluar pozicionimin e ri. Oportunizmi eshte cilesia me re e tij, duke rene pre e presioneve te ndryshme, nga te gjitha anet dhe duke mos e ditur as vet se cfare veprime e masa ndermerre. Rasti eklatant ky i “perjashtimit” te Irfan Salihut nga detyra e imamit, pas nje pjese te ligjerates se tij ku merr rolin e historianit, dhe random kur flet dicka jashta kompetencave deshton, kjo ngjau edhe me Irfanin. E njejte po ndodhe edhe me Naimin. Nuk mund te kete perjashtim 1 vjecar, por suspendim apo pezullim po.
Naimi, beri nje deklarate pak a shume te ngjashme me Irfanin. Shkoi aq larg san a beri obligim perkujtimin e Sulltan Muratit dhe i gradoi me vleren e deshmoreve ushtaret turq ne Betejen e Kosoves. Krejt kjo eshte pasoje e pozicionimit te keq te Ternaves. Deshtoi edhe me turqit, pas arabeve. Kush e ka radhen tash, te cileve do t’iu pozicionohet Naimi ?! Ia leme kohes.
(Autori eshte gazetar dhe njohes i zhvillimeve fetare)