Gabim i radhës nga City, bie në vendin e tretë

E publikuar: 26/12/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 2-1 te Leicester City që përbën gabimin e radhës nga kampionët e Anglisë.

Sfida filloi pozitivisht për mysafirët të cilët dominuan.

Bernardo Silva pas 14 minutash lojë kurorëzoi dominimin me një gol për 1-0 dhe epërsinë e Cityt.

Leicesteri filloi t’i merrte gjërat nën kontroll dhe gjeti barazimin shpejt.

Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver

Albrighton pas një asistimi nga Jamie Vardy arriti që të barazonte rezultatin në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë City kërkoi që të siguronte fitoren dhe Silva u rikthye në fushë pas lëndimit, madje edhe Riyad Mahrez u inkuadrua ndaj ish skuadrës së tij.

Por, kjo nuk mjaftoi pasi Ricardo Pereira shokoi mysafirët duke shënuar për 2-1 dhe gëzimin e madh të tifozëve vendas në King Poër Stadium.

Pas këtij gabimi që përbën humbjen e dytë rresht për Cityn, kampionët mbesin shtatë pikë prapa Liverpoolit që mban vendin e parë dhe një pikë prapa Tottenhamit që mban vendin e dytë.

/Telegrafi/