Në Samitin e G7, kancelarja gjermane Angela Merkel është treguar e saktë dhe direkte në raport me Rusinë. “G7 janë shtatë kombe demokratike, të lidhura në angazhimin e tyre për liri dhe të drejtat e njeriut, kurse Rusia nuk adaptohet aty”, ka thënë Merkel.
Merkel-Putin RN
“Rusia nuk do të adaptohej, edhe sikur të pushonte me aneksimin e territoreve dhe me dërgimin e trupave në vendet fqinje”, ka potencuar kancelarja gjermane.
“Me Rusinë, si të vetmin anëtar joliberal në tavolinë, nuk do të ishte më i mundur koordinini mes demokracive me të njëjtën mendësi. Do të ishte një humbje e madhe”, ka përsëritur liderja më e fuqishme në Evropë. (Rilindja)