Autoritet rregullatorë ndërkombëtare janë duke analizuar rreziqet që bartin monedhat kriptografike si bitcoin dhe përgjigjen e tyre do ta bëjnë publike në takimin e radhës në Samitin e G20-ës në Mars tha drejtori i Bankës Qendrore Evropiane ditën e Premte.
“Komuniteti Ndërkombëtarë është duke përgatitur një përgjigje në Samitin e G20-ës në Buenos Aires,” mësohet të ketë thënë një anëtar i bordit të ECB-së gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.
Në të kaluarën Banka Qendrore Evropiane ka injoruar vazhdimisht bitcoin-in. Presidenti i ECB-së Mario Draghi shprehet se bitcoin duhet të maturohet. Këto qëndrime as nuk e lejonin por as nuk e ndalonin bitcoin-in.
Në Shtator të vitit të kaluar gjatë një takimi në Parlamentin Evropian ai ju përgjigje një pyetje në lidhje me kriptomonedhat duke thënë se institucioni që ai drejton nuk ka fuqi as të rregullojë e as të ndalojë bitcoinin.
Diskutimet rreth kriptomonedhave në Samitin e G20-ës ishin paralajmëruar më parë. Në Dhjetor Ministri Francez i Financave kishte propozuar një diskutim të tillë. /PCWorld Albanian