Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në paraeliminatorët e Kupës së Botës të vitit 2016. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi Shqipërinë në Grupin C bashkë me Francën, Lituaninë dhe Maltën. Për kuqezinjtë e futbollit të Sallës kjo është pjesëmarrja e 3-të në paraelimiantoret e botërorit.
Ndeshjet e Grupit C do të zhvillohen në Lituani në muajim tetor të këtij viti. Sipas rregullores, ne fazën paraeliminatore kualifikohet e para e grupit. Nëse Shqipëria bën mrekullinë dhe përfundon e para, në muajin dhjetor do t’u bashkohet Çekisë, Sllovenisë dhe Kazakistanin në fazën eliminatore..
Franca dhe Malta janë kundërshtarë të njohur për Shqipërinë në futbollin e Sallës. Kuqezinjtë janë mundur 5-2 nga francezët në paraeliminatoret e Europanit, ndërsa Maltën Shqipërinë e ka mposhtur 5-2 dhe 2-1 në paraeliminatoret e Europianit dhe Botërorit.