Një njeri i cili aksidentalisht hyri në turneun e pokerit, përfundoi duke shkuar në shtëpi me hiq më pak se 81 mijë dollarë.
Christian Pham, nga Minnesota kishte regjistruar 1500 dollarë në lojën e Pokerit në turneun e World Series Poker në Las Vegas, për vetëm që të ulet në tavolinë dhe të jap numrin e gabuar të kartave.
Z.Pam papritmas kuptoi se kishte hyrë aksidentalisht në këtë lojë që nuk e kishte luajtur kurrë më parë.
Por, kjo nuk e ndaloi atë për tu kthyer në shtëpi me çmimin e lartë prej 81 mijë dollarëve, transmeton Klan Kosova.
”Kur u ula në tavolinë dhe kam bashkuar pesë letra, kuptova se diçka nuk po shkonte mirë”, tha ai.
”Unë thash o Zoti im’’ për shkak se në Minnesota nuk e kanë këtë lojë”.
”Kjo ka qenë hera e parë që kam luajtur këtë lojë, dhe provova të mësoj lojën nga njerëzit që ishin në tavolinë”. Tani ai e dashuron këtë lojë.
https://www.youtube.com/watch?v=1oYvGxEt7wU