Futbollisti i Barcelonës refuzon të gjuajë penallti

E publikuar: 06/03/2016 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javier Mascherano ka refuzuar që të gjuajë penallti për Barcelonën.

Tifozët e Barcelonës kanë kërkuar që t’i lihet një penallti Javier Mascheranos, në mënyrë që argjentinasi ta shënojë golin e parë më katalunasit.

MIrëpo, ishte vetë mesfushori që po luan si mbrojtës, ai që e ka refuzuar një gjë të tillë.

Mundo Deportivo shkruan se Maschrano dëshiron që goli i tij i parë te jetë natyral dhe të rrjedhë nga loja, andaj edhe nuk ka pranuar që të ekzekutojë 11 metërsh, përcjell Lajmi.net.