Futbollistët e Kosovës zbresin dhe e provojnë fushën ku do të luajnë nesër mbrëma

E publikuar: 25/03/2026 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Kosovës zbresin dhe e provojnë fushën ku do të luajnë nesër mbrëmaKombëtarja e Kosovës ka udhëtuar për në Bratisllavë sot, aty ku nesër do ta luajnë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e play-offit për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” zhvilluan stërvitjen në Prishtinë dhe më pas udhëtuan për në Bratisllavë, aty ku nuk do të stërvisin fare sot.

Por, futbollistët e Kosovës “e inspektuan” fushën ku nesër do të luajnë.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar një video nga këto momente.