Rregulli i Fair Play Financiar për të cilin këmbënguli Michel Platini, duket se i ka dhënë frytet e tij në futbollin Europian. Sipas një raporti të UEFA, bilancet e një pjese të mirë të klubeve të Kontinentit të Vjetër janë përmirësuar ndjeshëm.
Në vitin 2010 në futbollin europian deficiti në bilancet e klubeve kapte një vlerë prej 1.6 miliardë Euro, por situata në 6 vitet e fundit ka ndryshuar ndjeshëm. Në vitin 2015 vërtetohet se ky deficit është ulur në vetëm 323 milionë Euro, një shifër kjo që që është e pranueshme, duke parë sistemin me 54 kampionate dhe pak më shumë se 700 klube pjesëmarrëse.
Sipas raportit të UEFA, janë rritur të ardhurat e përgjithshme, ato nga transmetimet televizive, sponsorët. Janë 25 turne me bilanc pozitiv dhe 29 me bilanc negativ ku përfshihet edhe kampionati italian. Sipas raportit të UEFA, deficiti i klubeve të serisë A arrin në 290 milionë Euro kjo për shkak të bilanceve negative të Interit, Milanit e Romës.
/ Top Channel