Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në objektin prodhues Kroni-Kuzmin, nesër Fushë Kosova me fshatrat përreth me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
KUR”Prishtina”-sh.a. njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës me fshatra përreth, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni-Kuzmin, se nesër më 10 qershor 2015, e mërkurë, do t’ketë ndërprerje uji nga ora 06:00-18:00.
Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.
Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm.