Furra në Prizren, që shet deri në 500 pitajka në ditë për Ramazan (Video)

E publikuar: 07/06/2018 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri 500 pitajka e simite shiten në njërën nga furrat e Prizrenit brenda ditës, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

E kjo është furra më e vjetër në këtë qytet, që familja Çollaku e trashëgon prej rreth 200 vitesh.

Qytetarët presin në radhë për t’i marrë pitajkat të nxehta, edhe nëse koha është me shi, përcjell Telegrafi.

“Presim rend shumë, brumin e kanë të mirë, qesin edhe simita”, shprehet një qytetar, i cili po priste në radhë për të marrë pitajkat e nxehta.

Trashëgimtari i furrës së vjetër në Prizren, tregon për RTV Dukagjinin, traditën e biznesit të tij familjar.

“Në muajin e Ramazanit, mbasdite zakonisht punojmë me pitajka dhe simite. Simiti është traditë vetëm e Prizrenit, nuk e kanë qytetet tjera. Pitajkën shkojnë mirë, 300 deri në 500 shiten, varet prej ditës”, shprehet Hajdar Çollaku, pronar i një furre në Prizren. /Telegrafi/