Aksionet e disa furnizuesve Aziatikë ë Apple ranë për ditën e dytë me radhë pas një raporti nga Taiwan Economic Daily se kërkesa për iPhone X mund të bjerë poshtë pritshmërive për tre mujorin e parë të 2018-ës.
Apple do të shesë vetëm 30 milion iPhone sipas gazetës Tajvaneze e cila citon burime të paidentifikuara, 20 milion më pak sesa ishte parashikuar.
Gjigandi i iPhone ende nuk ka dhënë shifra për shitjet e iPhone X, telefoni i cili goditi tregjet në Nëntor.
Disa analistë gjitha kanë mbajtur qëndrim të ngjashëm. JL Warren Capital parashikon 25 milion iPhone X të shitur dhe shkak mund të bëhet çmimi i lartë dhe mungesa e inovacioneve.
Ata që u goditën nga raporti ishin furnizuesin e Apple si Genius Electronic Optical aksionet e të cilët ranë me 11.4% gjatë javës.
Edhe aksionet e Pegatron ranë me 3.2%. Furnizuesi kryesor i Apple Foxconn gjithashtu humbi por vetëm 1.8% të vlerës së aksioneve. /PCWorld Albanian