Kohët e fundit janë pikërisht farat e lirit që quhen super ushqime dhe atë me plot të drejtë. Farat e lirit janë pajisje natyrale e përsosur për pastrimin e organizmit prej kolesterolit dhe helmeve.
Sistemi tretës do të stabilizohet, imuniteti forcohet e trupi heq qafe lodhjen kronike, plogështinë, inflamacionet dhe kapsllëkun. Farat e lirit janë të pasura me aminoacidet omega-3, fibra të tretshme dhe jo të tretshme, proteina, vitamina B1, B2, C, E, magnez, zink, bakër dhe selino. Dobitë e shëndetshme të farave të lirit janë të shumta, por ne ju sjellim disa prej tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Mbrojnë prej sëmundjeve kardiovaskulare
Pasi që janë të pasura me aminoacide të shëndetshme, këto fara janë ushqim i shkëlqyeshëm për zemër. Personat që i konsumojnë rregullisht më pak janë të rrezikuar nga sulmet në zemër. Pos kësaj, farat e lirit luajnë rol të madh në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlojnë shtresat në arterie.
Zbusin simptomat e menopauzës
Falë substancave të veta përbërëse, sidomos asaj “lignanima”, në mënyrë të suksesshme zbutin simptomat e menopauzës, ka vërtetuar një studim nga viti 2013.
Ulin kolesterolin
Në bazë të hulumtimeve të bëra në vitin 2010, përdorimi i rregullt i farave të lirit ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit të dëmshëm në organizëm. Siç është vërtetuar, 100 mg fara të lirit në ditë ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të mëlçisë te meshkujt.
Aleat në dobësim
Falë fibrave dhe yndyrave të “mira”, farat e lirit ndihmojnë në dobësim. Rol të veçantë luajnë edhe vitamina B, magnezi, zinku dhe kaliumi.
Parandalojnë kancerin
Farat e lirit luajnë rol parandalues edhe kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, prostatës, vezoreve dhe zorrës të trashë. Rol kyç luajnë përsëri kemikati “lignanima”, të cilat bllokojnë enzimat në metabolizëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak
Farat e lirit ndihmojnë edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, mbrojnë personat që vuajnë nga diabeti nga sëmundjet e veshkave dhe të zemrës.
Rregullojnë tretjen
Fibrat e farave të lirit janë ushqim që sistemi tretës i adhuron. Qarkullimi dhe depërtimi i ushqimit nëpër zorrë janë më të shpejtë. Farat dhe vaji i lirit ndikojnë edhe si laksativ natyral.
Detoksimi i organizmit
Farat e lirit janë preparat i shkëlqyeshëm për pastrimin natyral të organizmit nga helmet. Sistemi tretës me këtë rast do të stabilizohet. Sistemi imun forcohet, e parandalon edhe inflamacionet dhe kapsllëkun.