Gjatë orëve të para të mëngjesit në ishullin jugor të Japonisë Kyushu ka ndodhur një shembje e rrugës kryesore duke shkaktuar panik te banorët, shkruan Gazeta Express.
Në qytetin Fukuoka rruga kryesore u përpi në mënyrë të papritur dhe krijoi një gropë të madhe. Sipas raportimeve të para kjo shembje ka ndodhur si pasojë e punive të nënsheshme në të cilën po ndërtohet metro.Ende nuk ka raportime për viktima.