Të shtunën moti do të jetë i vranët, ndërkaq në disa vende do të bie edhe borë.
“E shtune – Mot i vranët . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përziera me borë, kryesisht ne pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Temperaturat minimale 0 deri 2 gradë C. Temperaturat maksimale 2 deri 4 gradë Celsius”.
Ndërkaq, mot i vranët do të mbizotërojë edhe të dielën, e diku do të ketë edhe shi.
“Mot i vranët dhe me intervale me diel. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”.
“Temperaturat minimale -2 deri 0 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 3 gradë deri 5 gradë Celsius”.


















