Ftohen qytetarët për 9 janar në Prishtinë – përfundon manifestimi në Prizren

E publikuar: 19/12/2015 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar manifestimi i sotëm i Opozitës i mbajtur në Prizren, i cili kaloi i qetw dhe pa asnje incident.

Atyre ju drejtuan liderët e partive opozitare, përveç kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,i cili gjindet jasht vendit.
“Mustafa e Thaçi po thonë se kjo është e mirë për Kosovën sepse kështu po ua kërkojnë miqtë e tyre Vuçiqi e Daçiqi. E të dy po na bëjnë thirrje bashkë me Jahjagën hajde të flasim e të merremi vesh se si t’ia falim Serbisë sovranitetin. Nuk do të pranojmë këtë gjë. Ne angazhohemi për Republikën”, ka thënë Ymeri
ymeri
Ndërsa kryetari i Nismës per Kosovën Fatmir Limaj ka ftuar qytetarët që të jenë aktivë e mos të jenë vetëm vëzhgues “Të tregojmë fuqishëm se nuk jemi për futjen e një shteti tjetër në Kosovë dhe se nuk kemi toka për t’i falur një vendi tjetër”
limaj

Opozita ftoi qytetarët që në numër sa më të madh të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore në Prishtinë, që do të mbahet me nëntë janar.