FSK shënon Festat e Nëntorit me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

E publikuar: 28/11/2025 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit.

Gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes nderuan sakrificën e familjes Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Këto Homazhe u zhvilluan po ashtu për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.