FSK-së i shtohen 344 ushtarë të rinj, Osmani: Ju jeni ata që do ta mbroni amanetin e UÇK-së

E publikuar: 28/03/2025 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është mbajtur ceremonia certifikimit të 344 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 01/2025.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj tha se betimi si ushtar i FSK-së nuk është thjesht një akt formal, por është mision, nder dhe përgjegjësi e lartë.

Osmani tha se shteti ynë ka nevojë për ta.

“Të jeni pjesë e FSK-së nuk është thjeshtë profesion, është një thirrje, mision, nder dhe përgjegjësi e lartë. Sot ju do të bëni betimin tuaj  si ushtarë të FKS-së dhe ky nuk është thjesht një akt formal, por një angazhim i shenjtë që do të ju udhëheqë gjatë gjithë jetës suaj ushtarake.

Me këtë uniformë ju mbani mbi supe emrin e Republikës së Kosovës.. Ju jeni brezi që do të garantojë paqen dhe sigurinë për qytetarët tanë. Ju jeni ata që do ta çoni përpara misionin e atyre që sakrifikuan për këtë shtet, ju jeni ata që do ta mbroni amanetin e UÇK-së dhe patriotëve të shumët të tjerë ndër breza”, tha Osmani.