Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 31 oficerë të rinj. Ceremonia e diplomimit të tyre është bërë të enjten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai tha se oficerët e rinj tashmë janë të gatshëm për udhëheqje dhe do se do jenë shtylla mbi të cilën do të ndërtohet FSK-ja.
“Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqëroj etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit. Dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë! Në vazhdimësi po e dëshmojmë”, tha Mehaj ndër të tjera.
Ai ka thënë bashkëpunimi që kanë krijuar me vendet tjera është rezultat i vlerave që përfaqësojmë.
“Bashkëpunimi i qëndrueshëm që kemi krijuar me shtetet partnere është si rezultat i vlerave që përfaqësojmë, dhe reflektim i veprimeve tona. Partnerët tanë njohin qëndrimet tona. Dijnë çka besojmë dhe për çka angazhohemi. Luftojmë vetëm për paqen, ashtu siç të parët tanë, komandanti legjendar Adem Jashari, dëshmorët dhe veprimtarët e kombit bën para nesh”, ka thënë Mehaj.