FSK, pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare mbi Fuqinë e Hapësirës Ajrore (Foto)

E publikuar: 08/04/2015 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me ftesë të komandantit të Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneralit Akin Ozturk, mori pjesë në konferencën Ndërkombëtare mbi Fuqinë e Hapësirës Ajrore e cila është mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Gjenerali Enver Cikaqi e cilësoi konferencën si një përvojë të mirë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë e posaçërisht për FSK-në.

Ai përveç pjesëmarrjes në këtë konferencë, pati takime me delegacione të shteteve pjesëmarrëse të NATO-s, me të cilët ka shkëmbyer përvojat ushtarake, ndërsa një takim të veçantë e pati me komandantin e Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneralin Akin Ozturk me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Fuqinë e Hapësirës Ajrore morën pjesë përfaqësues të të gjitha ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, ku gjatë zhvillimit të punimeve është diskutuar rreth Fuqisë së Hapësirës Ajrore si dhe mundësisë së participimit.

Displaying 3. IMG_3301.jpg

Displaying 2.IMG_3303.jpg