Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar fushor, “KFOR 36”, që po realizohet në JMRC në Hohenfels të Gjermanisë.
“Po ashtu FSK, është duke marrë pjesë në trajnime të fushave specialistike, si dhe është përfshirë në skenarët e ushtrimit “KFOR 36”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale. Gjatë kësaj kohe, janë duke realizuar trajnime dhe duke ofruar ligjërata në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me personelin e ushtrisë amerikane për pjesëmarrësit e ushtrive partnere në ushtrim”, njofton FSK.
Ligjëratat janë të fokusuara në temat: prezantimi i PSO ROL 1 (nivelin bazë të mbështetjes mjekësore në operacione ushtarake), evakuimi mjekësor, Combat Life Saver (CLS), shëndeti mendor, menaxhimi i lëndimeve dhe qepja e plagëve (sutura), menaxhimi i traumave të kokës, marrja e mostrave të gjakut për laborator emergjent dhe vendosja e vijës venoze.

















