Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të përurojë Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se aktiviteti do të fillojë në orën 11:00, në kazermën “Evropianët e rinj”, Pomozatin, në Fushë Kosovë.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues diplomatik, atashe ushtarak dhe të ftuar të tjerë të fushës së emergjencave.
Qendra e Trajnimit për Kërkim Shpëtim, është qendër që do të shërbejë për trajnimin e njësive të kërkim shpëtimit të FSK-së në situata emergjente.
Nga FSK synohet që në këtë qendër të trajnohen edhe pjesëtarët e agjencive emergjente të Kosovës dhe atyre të rajonit.