Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7” ku pjesëmarrës do të jenë edhe institucionet e tjera, si Policia, NJPZSH Kryqi i Kuq…etj.
Ushtrimi Fushor “Veprimi i Shpejtë 7” organizohet nga FSK dhe Komuna e Mitrovicës, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe institucionet e tjera si: Policia e Kosovës, NJPZSH, Kryqi i Kuq, Shërbimi Mjekësor dhe Kombinati Trepça.
Qëllimi i organizmit të këtij ushtrimi është testimi i kapaciteteve operative në kontekst të planifikimit, koordinimit dhe menaxhimit të reagimit në situata emergjente, duke filluar nga niveli lokal e deri tek ai qendror.
Ngjarja e ushtrimit do të zhvillohet në hapësirat e Kombinatit Trepça (në Fabrikën e Akumulatorëve).




























