Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre ligjëratave është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive.
Postimi:
Nxënësit vetëdijesohen për rrezikun nga mjetet piroteknike
Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre ligjëratave është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive.
Pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë shembuj praktikë, rregullat e sigurisë dhe mënyrat se si fëmijët dhe të rinjtë mund të shmangin incidentet që mund të rezultojnë me lëndime të rënda gjatë përdorimit të këtyre mjeteve.
FSK mbetet e përkushtuar në misionin e saj për sigurinë e qytetarëve dhe në ndërgjegjësimin e brezave të rinj për çështjet që prekin mirëqenien dhe shëndetin publik.

















