Ekipe të deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të largojnë sot tri bomba, datuar, nga Lufta e Dytë Botërore.
Bombat janë gjermane, të llojit SC-50 dhe ato u hasën në fshatin Shakovicë, gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
“Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore””Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”, shkruan në njoftimin zyrtar.