FSK-ja nis ligjëratat për vetëdijesimin nga rreziku i minave

E publikuar: 20/01/2025 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Instruktorëve të Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, ka filluar ligjëratat për vetëdijesimin ndaj rrezikut të minave dhe mjeteve të pashpërthyera në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë.

Këto ligjërata synojnë të informojnë dhe edukojnë nxënësit për rrezikun që paraqesin minat dhe mjetet eksplozive të mbetura nga lufta, duke kontribuuar në parandalimin e incidenteve.

“Ky projekt realizohet në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit dhe do të mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat gjinden në Kosovës dhe paraqesin rrezik për qytetarët e vendit”, thuhet në postimin e FSK-së, në Facebook.