FSK-ja filloi aksionin humanitar për dhurimin e gjakut

E publikuar: 17/01/2017 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës  sot ka filluar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, i cili  do të vazhdojë për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.

Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit.

Sipas menaxherit për marketing të QKTGJK-së, Fadil Mahmuti, interesimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së, është  tejet i madh.  Që në ditën e parë, këtij aksioni i janë  përgjigjur mbi 30 pjesëtarë të MFSK-së.

Ky aksion do të vazhdojë për dy javë rresht në të gjitha kazermat e FSK-së.