FSK, në bashëkpunim me KFOR-in, kanë bërë sot stërvitje në teknikat e nxjerrjes së automjeteve që përdoren për të hyrë në viktimat e bllokuara brenda një automjeti pas një aksidenti, në një zonë demolimi të FSK-së, afër Prishtinës.
Stërvitja demonstroi ndërveprueshmërinë e disa partnerëve dhe aleatëve të NATO-s duke përfshirë Zvicrën, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe pjesëtarët e FSK-së. Duke u trajnuar së bashku, ata rritën gatishmërinë e tyre përmes trajnimit dhe zhvillimit të praktikave më të mira.